Një person dyshohet se është plagosur në zonën malore të Cukalit, në Vau të Dejës.
Ngjarja ka alarmuar autoritetet, të cilat kanë nisur forcat policore drejt vendngjarjes për të zbardhur rrethanat e saj.
Për shkak të terrenit të thyer dhe distancës së madhe, efektivëve do t’ju duhen rreth tre orë për të mbërritur në zonën ku është raportuar plagosja. Kjo ka shtuar vështirësitë në reagimin e menjëhershëm të policisë dhe strukturave të emergjencës.
Deri më tani, nuk ka informacione të sakta mbi shkaqet e konfliktit apo identitetin e të plagosurit. Autoritetet po punojnë për të mbledhur të dhëna dhe për të siguruar ndihmën e nevojshme mjekësore për të dëmtuarin.
Banorët e zonës janë të shqetësuar për incidentin, ndërsa pritet që me mbërritjen e forcave të rendit të dalin detaje të reja mbi dinamikën e ngjarjes.
Policia vijon hetimet për të zbuluar nëse plagosja është pasojë e një konflikti të çastit apo ka prapavijë tjetër. Në orët në vijim pritet të ketë një informacion më të plotë mbi situatën.