Plagosje me thikë në Durrës, 41-vjeçari Haxhi Shehu dërgohet në spital. Autori Egzon Sinani shpallet në kërkim

Një plagosje me thikë ka ndodhur në Qerret të Katundit të Ri në Durrës, ku pas një konflikti për motive të dobëta një i ri ka goditur dy herë me thikë 41-vjeçarin Haxhi Shehu. I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar Egzon Sinani, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 16:50, në fshatin Qerret, gjatë një konflikti fizik, shtetasi E. S. dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin H. Sh., 41 vjeç. Policia ka nisur ndjekjen për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033