Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së dielës në zonën e Institutit në Tiranë, rreth orës 22:20, në rrugën “Ramadan Citaku”.
Sipas të dhënave paraprake nga Policia e Shtetit, një 40 vjeçar me inicialet M. J. është plagosur në këmbë, dyshohet nga qitje me armë zjarri. I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk janë bërë publike detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje për të siguruar provat dhe gjurmët e para, si dhe për të identifikuar dhe kapur autorin e dyshuar.
Policia njofton se vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe motivacionin e mundshëm të sulmit.


