Plagë në shpatull, krahë dhe fytyrë/ Sherri në Korçë, të katër personat kanë përfunduar në spital. Si nisi konflikti

Detaje të reja mësohen në lidhje me plagosjen e ndodhur pak më parë në Korçë.

Gazetarja  raporton se janë katër persona të lënduar, mes tyre edhe Renaldo Xhixho, pronar i servisit të makinave.

Tre personat e tjerë kanë dëmtime njëri në shpatull dhe krah, tjetri me plagë në fytyrë dhe ndërsa i katërti është lënduar më pak.

Shkaku i sherrit mund të lidhet me pakënaqësi të klientëve ndaj punës së bërë nga Xhixho, por mbetet për tu zbardhur pas deklaratave të personave të përfshirë në ngjarje

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033