“Personazhe në Fokus” prezanton Mirsad Lulanin, shqiptarin në Mal të Zi !

Këtë të shtunë, emisioni “Personazhe në Fokus” udhëtoi drejt komunës Tuz në Mal të Zi, në fshatin Dinosh.

Personazhi i radhës është shqiptari Mirsad Lulani, punonjës sigurie në doganën malazeze, i cili do të jetë i ftuar në episodin e mbrëmjes.

Gjatë intervistës, Mirsad rrefeu jetën e tij bardhë e zi, përvojën e bashkëjetesës mes katër etnive, sfidat e studimeve në gjuhën malazeze, si dhe eksperiencën në profesionin e sigurimit.
Ai foli edhe për mikpritjen, historinë e shqiptarëve në Mal të Zi dhe të drejtat e barabarta me qytetarët e tjerë .

Përballë pyetjeve të gazetari Ndricim Gjoshi , ndërsa operatori Besard Lulanaj siguroi pamjet e realizuara me kujdes. Mirsad solli rrëfimin e tij në mënyrë të gjallë dhe të këndshme, duke ndarë përvojat personale dhe dashurinë për Shqipërinë dhe komunitetin shqiptar.

Ky episod , i cili transmetohet këtë të shtunë në orën 21:00,e sjell për herë të parë një personazh nga Mal i Zi dhe rrit interesin për historitë e shqiptarëve jashtë kufijve.

Mos e humbisni këtë episod të veçantë, ku rrëfimi i Mirsadit flet për përkushtimin, identitetin dhe dashurinë për të parin vend dhe bashkëkombësit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033