Përplasjet gjatë protestës së PD-së, 11 policë të plagosur dhe 18 protestues të shoqëruar

Protesta e thirrur nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shoqëruar me episode të rënda dhune dhe përplasje me Policinë e Shtetit, duke lënë të plagosur 11 efektivë dhe duke çuar në shoqërimin e 18 protestuesve.

Sipas informacionit zyrtar, punonjësit e Policisë u dëmtuan nga sulme me molotovë dhe sende të forta, të hedhura gjatë përleshjeve para Kryeministrisë dhe më pas në zonën përpara Kuvendit. Efektivët e lënduar janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Autoritetet njoftojnë se situata u përshkallëzua gjatë zhvendosjes së turmës, ndërsa Policia ndërhyri për të neutralizuar aktet e dhunshme dhe për të rikthyer rendin publik.

Ndërkohë, grupet hetimore po dokumentojnë veprimet penale të ndodhura gjatë protestës. Policia ka identifikuar persona të dyshuar si autorë të sulmeve ndaj efektivëve dhe po vijon procedurat për shoqërimin e tyre dhe veprime të mëtejshme ligjore.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033