Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë–Elbasan, ku katër automjete janë përfshirë në një përplasje zinxhir, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Sipas informacioneve paraprake, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme, ndërsa qarkullimi në këtë segment është ngadalësuar për disa minuta për shkak të ndërhyrjes së autoriteteve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në përplasjen e automjeteve.
Hetimet vijojnë, ndërsa drejtuesve të mjeteve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes të shtuar në qarkullim, veçanërisht në segmentet me trafik të dendur.