Përplasje në Rrjoll, banorët akuzojnë punonjës sigurie për dhunë ndaj protestuesve

Tensionet në zonën e Rrjollit në Velipojë vijojnë, ndërsa banorët që kundërshtojnë punimet për projektin turistik pretendojnë se një punonjës i një kompanie sigurie private ka ushtruar dhunë ndaj protestuesve.

Sipas banorëve, personi i identifikuar si punonjës i “Berçani Security” ka goditur me grushte disa prej tyre gjatë përplasjes në terren. Pamjet e shpërndara nga zona tregojnë momente të tensionuara mes palëve.

Banorët shprehen se pas incidentit, punonjësi i sigurisë është larguar nga vendngjarja nën shoqërimin e policisë, çka sipas tyre përbën një trajtim të pabarabartë.

Protestuesit kërkojnë hetim të plotë të ngjarjes dhe verifikim të pretendimeve për dhunë, duke theksuar se çdo veprim duhet të trajtohet në përputhje me ligjin.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033