Një incident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin e bypass-it të Fierit, pranë zonës së Mbrostarit, ku dy mjete që po qarkullonin në të njëjtin sens janë përfshirë në një përplasje.
Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, një automjet ka goditur pjesën e pasme të një furgoni, duke shkaktuar dëme materiale në të dyja mjetet. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për pasoja serioze në njerëz.
Forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të menaxhuar situatën dhe për të kryer veprimet procedurale. Njëri nga drejtuesit e mjeteve është shoqëruar për verifikime, ndërsa po mblidhen të dhëna për të sqaruar dinamikën dhe shkaqet që çuan në përplasjen e automjeteve.
Hetimet vijojnë, ndërkohë që qarkullimi në zonë është normalizuar pas ndërhyrjes së autoriteteve