Përplasje mes motomjeti dhe makine në Levan–Ferras, drejtuesi përfundon në spital

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në aksin Levan–Ferras, ku një motomjet është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të lehta. Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe më pas është larguar.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033