Përplasje mes dy automjeteve në Peshkopi–Maqellarë, tre të plagosur dërgohen në spital

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë.

Sipas të dhënave paraprake, aksidenti është shkaktuar nga përplasja e një automjeti tip Mercedes-Benz me një automjet tip Ford.

Të lënduarit, përfshirë edhe drejtuesin e njërës prej mjeteve, janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor. Burime spitalore bëjnë të ditur se gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat që çuan në aksident.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033