Një aksident rrugor u regjistrua mesditën e sotme në afërsi të Spitalit Rajonal të Beratit, në vendin e njohur si “Te rrapi”.
Një automjet tip “Volkswagen Caddy” u përplas me një motor, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të motorit dhe pasagjerit të tij. Të lënduarit u transportuan menjëherë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje mbërritën efektivë të policisë, të cilët po kryejnë këqyrjen për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se motori ka hyrë nga një rrugicë lagjeje në rrugën kryesore, duke i prerë rrugën automjetit. Si pasojë e përplasjes, qarkullimi në këtë aks u bllokua për disa minuta.