Përplasje e fortë pranë Kopshtit Zoologjik, taksia merr para motomjetin, një i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, ku një taksi është përplasur me një motomjet, duke lënë të plagosur drejtuesin e motorit.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, pas përplasjes me motomjetin, taksia ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur anës rrugës.

Si pasojë e aksidentit, në zonë është krijuar trafik i rënduar, duke vështirësuar ndërhyrjen e ambulancës për transportimin e të plagosurit drejt spitalit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për normalizimin e qarkullimit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, ku një taksi është përplasur me një motomjet, duke lënë të plagosur drejtuesin e motorit.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, pas përplasjes me motomjetin, taksia ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur anës rrugës.

Si pasojë e aksidentit, në zonë është krijuar trafik i rënduar, duke vështirësuar ndërhyrjen e ambulancës për transportimin e të plagosurit drejt spitalit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për normalizimin e qarkullimit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033