Një aksident i rëndë u regjistrua mesditën e sotme në zonën e njohur si “Ura e Vocit” në Bulqizë, ku dy automjete u përplasën “kokë më kokë”. Si pasojë e goditjes, njëra prej makinave doli nga rruga dhe përfundoi jashtë karrexhatës.
Policia dhe ambulanca mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke u dhënë ndihmën e parë të plagosurve. Të dy personat u transportuan drejt spitalit të Bulqizës, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Sipas policisë, grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit. Autoritetet pritet të publikojnë detaje të tjera pas përfundimit të hetimeve paraprake.