Përplasje ballore në hyrje të Sarandës, shoferja përfundon në spital

Një përplasje e fortë mes dy automjeteve ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të Sarandës, duke lënë të plagosur një drejtues mjeti.

Aksidenti është regjistruar pranë fshatit Metoq, ku një automjet tip “Volkswagen”, i drejtuar nga Dhimitra H., dhe një automjet tip “Toyota”, me drejtues Sokrat M., janë përplasur ballë për ballë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesja e mjetit “Volkswagen” ka mbetur e plagosur dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin e Sarandës. Sipas burimeve mjekësore, ajo ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha dhe jashtë rrezikut për jetën.

Policia Rrugore ka kryer këqyrjen e vendngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit. Një nga shkaqet që po shqyrtohet paraprakisht është lagështira në rrugë, e cila mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve.

Qarkullimi në zonë është zhvilluar me kujdes të shtuar deri në normalizimin e situatës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033