Përparim Gjeka: Shqipëria mund të bënte më shumë me pasuritë natyrore, të çlirohet nga klasa politike

Përparim Gjeka, një figurë e njohur për analizat dhe komentet e tij mbi zhvillimin e Shqipërisë, ka shprehur mendimin e tij, në emisionin “Na Thërret Atdheu” nga Besnik Sulejmani, mbi migrimin e shqiptarëve dhe shkaqet që e shtyjnë këtë fenomen.

Sipas tij, ai i kupton njerëzit që nuk dëshirojnë të kthehen më në vendin e tyre, duke përmendur se arsyeja kryesore është varfëria. Gjeka e përshkruan situatën aktuale si një shenjë të pasigurisë ekonomike, që ka shtyrë shumë individë të kërkojnë mundësi më të mira jashtë Shqipërisë.

Ai solli shembullin e Singaporit, një vend që, para disa dekadash, ishte një fshat i vogël, por që ka arritur të bëhet një nga shtetet më të pasura dhe me të ardhurat më të larta për frymë në botë. “Singapori ka një histori të ngjashme me Shqipërinë, por ata arritën të bëjnë ndryshime rrënjësore përmes investimeve dhe zhvillimit të kapitalit njerëzor,” tha Gjeka. Sipas tij, Shqipëria mund të arrinte të njëjtën gjë, duke përdorur pasuritë natyrore të vendit dhe duke investuar në zhvillimin e saj.

Megjithatë, Gjeka theksoi se në Shqipëri pasuria natyrore është e bollshme, por shumë herë ka mbetur e pa shfrytëzuar. “Shqipëria ka shumë pasuri natyrore, burime që mund të na çojnë drejt zhvillimit. Por njerëzit vazhdojnë të ikin nga varfëria, pasi këtu nuk gjejnë mundësi për të investuar në të ardhmen e tyre,” shtoi ai. Sipas tij, ky është një problem i thellë që ka nevojë për zgjidhje sistematike dhe investime strategjike.

Në krahasim me shtetet e zhvilluara si Zvicra, ai theksoi se, “Nëse Shqipëria do të ishte si Zvicra, ku çdo qytetar gëzon mundësi të barabarta dhe mirëqenie, asnjë shqiptar nuk do të kishte menduar të largohej.” Gjika e shikon Zvicrën si një shembull për t’u pasuar, ku institucionet dhe qeverisja kanë krijuar mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e saj.

Gjika gjithashtu u ndal dhe tek diaspora shqiptare, duke u shprehur se ajo ende nuk është e gatshme të bëjë ndryshime të mëdha për Shqipërinë, së paku për momentin. Ai e krahasoi këtë me periudhën e Luftës për Çlirimin e Kosovës, ku diaspora pati një rol të madh në mbështetje të luftës për liri. “Nëse diaspora do të ishte më e angazhuar, mund të ndryshonte shumë gjëra në Shqipëri,” tha ai.

Në përfundim, Gjika i bëri thirrje shqiptarëve dhe institucioneve të vendit të ndalojnë t’i shohin mundësitë jashtë dhe të punojnë për të krijuar kushte më të mira brenda Shqipërisë. Sipas tij, ardhmëria e vendit është në duar të shqiptarëve të bashkuar, dhe është e mundur të bëhen ndryshime të mëdha nëse investohet në potencialin e brendshëm.

Ndaj Postimin:

Postime të tjera