Përmbytjet në Fier, shpallet evakuimi i menjëhershëm i banorëve të fshatit Ferras

Autoritetet civile në Fier kanë shpallur evakuimin e menjëhershëm të banorëve të Njësisë Administrative Ferras, si pasojë e rrezikut të lartë nga përmbytjet që po përshkallëzohen në zonë. Evakuimi po realizohet në koordinim të ngushtë mes Bashkisë Fier, Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Prefekturës dhe strukturave të emergjencave civile, duke i dhënë prioritet grupeve vulnerabël si fëmijët, të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe familjeve në zona të izoluara.

Në kuadër të këtij procesi, transporti i banorëve do të sigurohet nga mjetet e Bashkisë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, si dhe Forcat e Armatosura. Strehimi dhe asistenca për të evakuuarit do të menaxhohen nga strukturat lokale, përfshirë policinë dhe shërbimet shëndetësore.

Ky njoftim ka karakter urgjent dhe hyn në fuqi menjëherë. Procesi i evakuimit do të realizohet sipas ligjit nr. 45/2019, “Për Mbrojtjen Civile” dhe Planit Kombëtar të Emergjencave Civile, si dhe planeve vendore të emergjencave. Kryetari i Bashkisë është autoriteti përgjegjës për urdhërimin e evakuimit në territorin e bashkisë.

Në çdo rast, qytetarët janë të ftuar të komunikojnë me autoritetet publike në terren për ndihmë dhe kërkesa të mëtejshme. Prioritet në evakuim kanë:

  • Fëmijët
  • Të moshuarit
  • Personat me aftësi të kufizuara
  • Familjet në zona të izoluara

Menaxhimi i strehimit dhe asistencës për të evakuuarit do të sigurohet nga Bashkia, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, Njësitë e kujdesit shëndetësor dhe shërbimet sociale. Gjatë këtij procesi, do të sigurohet:

  • Regjistrimi i të evakuuarve në momentin e mbërritjes në strehimin e përkohshëm
  • Administrimi i nevojave bazë, si ushqimi, veshmbathja dhe ndihma mjekësore
  • Ofrimi i informacionit periodik për statusin e situatës dhe masat në vijim

Ky njoftim është i karakterit urgjent dhe është në fuqi menjëherë për të siguruar mbështetje dhe sigurim të jetës për qytetarët e prekur nga përmbytjet.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033