Përmbytjet në Fier: 15 autobotë angazhohen për furnizimin me ujë të pijshëm

Në kuadër të përpjekjeve për të menaxhuar pasojat e përmbytjeve të fundit, Ujësjellës Kanalizime Rajoni Fier (UKRF) ka vënë në dispozicion të qytetarëve të Bashkisë Fier 15 autobotë, të shpërndarë në 4 rajone të qytetit, për t’i ardhur në ndihmë banorëve për furnizimin me ujë të pijshëm.

Autobotët janë angazhuar nga UKRF, Bashkia Fier dhe disa kompani private të kontraktuara nga ky institucion. Sipas informacioneve të marra nga UKRF, situata e furnizimit me ujë po monitorohet vazhdimisht për të siguruar që qytetarët të kenë ujë të pijshëm të disponueshëm.

Pasi është tërhequr uji nga puset që furnizojnë qytetin, UKRF ka njoftuar se do të fillojë lëshimin gradual të ujit të pijshëm, duke monitoruar në çdo moment cilësinë e ujit, për të garantuar sigurinë dhe standardet e nevojshme për qytetarët e prekur nga përmbytjet.

Ky masiv angazhim i automjeteve dhe burimeve të tjera është një masë emergjente derisa të kthehet në normalitet furnizimi i ujit nga rrjeti i zakonshëm.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033