Përmbytjet filluan në Vjosë më 7 janar 2026. Sot është 11 janar 2026. Sot del Luani Baci. Dhe Luani del vetëm kur, siç thuhet, “nuk mban më ujë pilafi” dhe kur duhet të vihen pikat mbi i.

Subashi, është si është, të paktën ishte në terren që ditën e parë. Pyetja është tjetër: kujt i kërkon hesap Luani, kur këshilltarët e tij në Këshillin Bashkiak votojnë 100% dhe në mënyrë unanime buxhetet e Subashit, përfshirë edhe një buxhet qesharak prej 150 mijë eurosh për pastrimin e kanaleve në të gjithë bashkinë?

Ku është opozita e Fierit, kur fierakët nëpërkëmbën, vidhen dhe plaçkiten? Ku janë ekspertët e opozitës për të bërë analiza serioze, për të dhënë ide, për të kërkuar llogari pushtetit lokal dhe atij qendror, dhe mbi të gjitha për të mbrojtur qytetarët?

Sepse të dalësh pas katër ditësh e të bësh rolin e “opozitarit” është e lehtë. Të bësh opozitë reale, kur vendimet merren dhe votohen, ku pushtetin “markon” dhe nuk e le te marre fryme, ku cdo shkelje e dallaver e denoncon ligjerisht, aty matet serioziteti opozitar.

Por kjo opoizte e Fierit, mire nuk di te punoje por nuk di as te aktroje mire.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033