Përmbytje masive në jug dhe juglindje të vendit, situatë kritike në Maliq, Vlorë dhe Sarandë

Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë përfshirë disa qarqe të Shqipërisë, duke shkaktuar përmbytje masive, dëme materiale dhe izolim zonash të tëra. Situata më e rëndë është regjistruar në Korçë, Vlorë dhe Sarandë, ku ekipet e emergjencave po punojnë pa ndërprerje për të përballuar pasojat.

Korçë, fushat e Maliqit dhe disa fshatra përreth janë mbuluar nga uji, ndërsa familje të shumta janë evakuuar për shkak të depërtimit të ujit në banesa. Prokuroria e qytetit u përmbyt gjatë natës, duke rrezikuar dokumentacionin në arkivë. Ekipet ndërhynë për pompimin e ujit, duke shmangur dëme të tjera.

Sovjan, Çiflig dhe Bulgarec, kanalet kulluese nuk kanë përballuar prurjet, ndërsa banesat, tokat bujqësore dhe bagëtitë kanë pësuar dëme. Përgjatë Lumit Dunavec, prishja e argjinaturës ka shkaktuar përmbytje në qindra hektarë tokë.

Pustec, ekziston rreziku i daljes së përroit në Doganë–Goricë e Vogël, ndërsa në Devoll, Progër dhe Dobranj, përroi ka dalë nga shtrati duke përmbytur sipërfaqe të mëdha tokash. Rrëshqitje dherash janë regjistruar edhe në rrugët Miras–Arrëz dhe Zvezdë–Goricë, ku po ndërhyjnë kontraktorët për pastrim.

jug të vendit, situata është po aq problematike. Në Çukë të Sarandës, argjinatura e lumit Bistricë është dëmtuar rëndë, duke shkaktuar përmbytje të tokave dhe rrezik për banesat. Katër barinj janë izoluar në një stallë, ndërsa në Shalës të Konispolit, dalja nga shtrati e lumit Pavlla ka izoluar gjashtë fshatra.

Vlorë, niveli i lumit Vjosë ka arritur në 8.3 metra, duke përmbytur banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore. Argjinatura Bishan–Poro, ndërtuar në vitin 2019, ka pësuar dëmtime serioze për shkak të erozionit.

Në disa zona, rrugët janë bllokuar nga rrëshqitjet e dherave, ndërsa në tunelin e Llogarasë është raportuar një defekt elektrik, që ka ndërprerë furnizimin me energji.

Autoritetet vendore kanë bërë të ditur se strukturat e emergjencave civile janë në gatishmëri të plotë dhe po punojnë për stabilizimin e situatës dhe ndihmën e banorëve të prekur.

Ndaj Postimin: