Përgjimi në dosjen Balluku, SPAK: Dëshmitarja u intimidua për të ndryshuar dëshminë

Një përgjim i datës 20 nëntor 2025, ora 12:23, i administruar në dosjen ndaj Belinda Ballukut, tregon se një dëshmitare është ndier e frikësuar dhe është kontaktuar për të ndryshuar dëshminë e saj.

Sipas deklarimeve të bëra nga prokurori Dritan Prençi në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, në përmbajtjen e transkriptimit rezultojnë elementë intimidimi dhe përpjekje për ndikim ndaj dëshmitares.

“Në përmbajtje të këtij transkriptimi rezultojnë të dhëna për intimidimin e personave. Ka përmbajtje që zonja është e frikësuar, përmend edhe emrat se nga kush është frikësuar, emër zyrtari, por edhe persona të fortë në rang grupesh të tjera. Ajo përmend tundimin nëpërmjet korrupsionit që të ndryshojë thëniet apo edhe të zëvendësojë mbrojtësin e saj me një mbrojtës të pëlqyer nga personat që i vetëofrohen. Kjo është shumë e qartë në përmbajtje”, është shprehur Prençi.

Sipas tij, nga përmbajtja e përgjimeve bëhet fjalë për intimidim nga persona jozyrtarë, të cilët përmenden si “të fortë”, si dhe për persona zyrtarë, përfshirë individë nga kabineti i ministrit.

Çështja është pjesë e materialeve të paraqitura në Kuvend në kuadër të kërkesës së SPAK për autorizim për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033