Përfundon seanca paraprake për Ilir Metën dhe të pandehurit e tjerë, vendimi më 5 mars

Këtë të enjte u mbyll seanca paraprake në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta dhe katër të pandehurve të tjerë në këtë proces gjyqësor.

Pas Metës, në seancën e fundit paraqiti qëndrimin e saj edhe Monika Kryemadhi, e cila kërkoi pushimin e çështjes ose, në alternativë, kthimin e akteve për hetim të mëtejshëm. Të njëjtën kërkesë kishte paraqitur më herët edhe Ilir Meta.

Ndërkohë, Fatmir Kryemadhi, Ema Çoku dhe Piro Xhixho, përmes përfaqësuesve ligjorë, kërkuan pushimin e çështjes ndaj tyre.

Seanca e radhës është caktuar më 5 mars, kur gjyqtarja Irena Gjoka do të shpallë vendimin lidhur me kërkesën e SPAK për kalimin ose jo të çështjes për gjykim.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033