Përfundon raundi i parë i bisedimeve Izrael-Liban! Rubio: Takimi mes palëve, një mundësi historike!

Raundi paraprak i bisedimeve midis Izraelit dhe Libanit ka përfunduar në Washington.

Ambasadori i Izraelit në SHBA, Yechiel Leiter, dhe homologia e tij libaneze, Nada Hamadeh Moawad, u pritën në bisedime nga sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i cili tha se takimi përfaqësonte një “mundësi historike”.

Por ai paralajmëroi se diplomatët po punojnë kundër “dekadave të historisë dhe kompleksiteteve”.

Bisedimet e negociatave zgjatën rreth rreth dy orë e gjysmë.

Izraeli dhe Hezbollahu, grupi militant i mbështetur nga Irani që ka bazën në Liban, kanë vazhduar të nisin sulme ndaj njëri-tjetrit gjatë armëpushimit dyjavor të rënë dakord nga SHBA-të dhe Irani.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033