Merkato dimërore e futbollit përfundoi me disa lëvizje të shtrenjta, me disa skuadra që shpenzuan miliona euro për të përforcuar organikën e tyre.
Ky sesion, që tradicionalisht konsiderohet si një mundësi për “riparime” të skuadrave, ka sjellë transferime me vlera të larta, dhe tre prej tyre janë padyshim ndër më të shtrenjtat në histori.
Transferimi më i shtrenjtë i këtij dimri ishte ai i John Duran, i cili kaloi nga Aston Villa tek Al-Nassr për një shumë prej 77 milionë euro. Ky transferim e vendosi ekipin arab në krye të listës, duke vërtetuar edhe një herë se klubet nga Arabia Saudite kanë kapacitete financiare që mund të sfidojnë ekipet evropiane.
Në vendin e dytë, Omar Marmoush kaloi nga Eintracht Frankfurt te Manchester City për 75 milionë euro. Kjo lëvizje i dha “qytetarëve” një forcë të re në sulm, ndërsa transferimi i tij bëri që Manchester City të ishte një nga skuadrat më aktive dhe shpenzuese gjatë kësaj merkatoje dimërore.
Ndërsa në vendin e tretë qëndron transferimi i Kvaratskhelia, i cili la Napolin dhe kaloi te PSG për 70 milionë euro, një lëvizje që tronditi tifozët napoletanë dhe shkaktoi edhe kritika të forta nga trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte.
Manchester City ka qenë padyshim “mbretëresha” e merkatos këtë dimër, duke shpenzuar një total prej 220 milionë euro për të përforcuar skuadrën e Pep Guardiolës. Pasi marrë edhe Marmoush, “qytetarët” shtuan Nico Gonzales nga Porto për 60 milionë euro, duke shpresuar se spanjolli do të plotësojë boshllëkun që la Rodri. Përveç tij, janë afruar edhe tre mbrojtës – Khusanov, Juan Bah dhe Vitor Reis – për një vlerë totale mbi 40 milionë euro.
Kjo merkato e fuqishme tregon ambiciet e Manchester City për të sfiduar edhe më shumë në nivelet më të larta të futbollit europian, duke synuar një vend në 4-të e para në Premier League dhe një avancim sa më të madh në Champions League, ku do të përballen me një kundërshtar të fortë, Real Madrid, në fazën e Play Off.