Pedofili i Fierit del para drejtësisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin I.M., i akuzuar për veprën penale “Pornografia”, parashikuar nga paragrafi i dytë i nenit 117 të Kodit Penal.

Sipas njoftimit zyrtar, në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr. 1433 të vitit 2025, të regjistruar mbi bazë të referimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, konkretisht Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, është evidentuar se i pandehuri kishte shpërndarë dhe ruajtur në platformat e ndryshme të rrjeteve sociale materiale me përmbajtje abuzive seksuale me të mitur.

Nga hetimet rezulton se në profile të ndryshme në platforma si “Mobile Streaming”, “TikTok” dhe “Pinterest.com” janë konstatuar në total 111 materiale foto dhe video me përmbajtje abuzive seksuale me të mitur.

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata ka miratuar kontrollin personal dhe të banesës së të pandehurit, si dhe sekuestrimin e aparateve celularë “Smartphone”, bashkë me të drejtën për hyrjen dhe inspektimin e të dhënave në këto pajisje elektronike për qëllime hetimore.

Nga ekspertiza tekniko-kompjuterike mbi dy telefonat e sekuestruar është zbuluar një numër i konsiderueshëm materialesh me përmbajtje abuzive seksuale me të mitur, ku sipas aktit, fëmijët paraqiten në moshë të prezumuar 10–12 vjeç. Në total janë gjetur 30 video dhe 125 imazhe me përmbajtje pornografike me të mitur, të cilat rezultojnë të jenë shkarkuar kryesisht nga aplikacioni “Telegram”.

Hetimi ka zbuluar gjithashtu se materialet kishin burime të ndryshme: komunikime “chat” të instaluara në telefon, navigim në internet si dhe imazhe të fiksuara direkt nga ekrani i pajisjes.

Prokuroria e Fierit ka shprehur angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cenojnë integritetin fizik, psikik dhe mirërritjen e fëmijëve, pavarësisht formës apo mekanizmit të kryerjes së tyre.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033