PATOS/ TRAGJEDI NË PUNË, 46-VJEÇARI HUMb JETËN, RA BASHKË ME SHTYLLËN ELEKTRIKE

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme fshatin Marglliç të Patosit, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës.
Sipas informacioneve paraprake, Ermal Debrova, 46 vjeç, ka qenë duke punuar në një shtyllë elektrike, kur për shkaqe ende të paqarta ka rënë bashkë me shtyllën.
Përplasja ka rezultuar fatale për 46-vjeçarin, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.
Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota dhe shkakun e aksidentit tragjik.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033