Pas protestave në Delvinë, përjashtohet nga shkolla nxënësi i përfshirë në sherr

Një përplasje mes dy nxënësve të gjimnazit “Sulejman Delvina” në Delvinë ka përfunduar me përjashtimin e njërit prej tyre, pasi nga konflikti një nxënës mbeti i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur së fundmi, jashtë procesit mësimor. Sipas informacionit zyrtar, në përplasjen mes dy të rinjve është lënduar nxënësi me inicialet Dh. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rasti është trajtuar nga drejtoria e shkollës pas informacionit të marrë nga Komisariati i Policisë Delvinë dhe Oficeri i Sigurisë në institucion, në bashkëpunim me organet ligjzbatuese. Çështja është shqyrtuar nga Komisioni i Disiplinës, i cili, pas analizimit të rrethanave, ka vendosur për përjashtimin nga shkolla të nxënësit me inicialet F. H., në përputhje me rregulloren në fuqi.

Drejtoria e gjimnazit ka bërë të ditur se do të merren masa shtesë për forcimin e sigurisë dhe për parandalimin e rasteve të ngjashme. Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Oficerin e Sigurisë pritet të shtohet monitorimi i ambienteve, të zhvillohen takime ndërgjegjësuese me nxënës dhe prindër, si dhe të zbatohet me më shumë rigorozitet rregullorja e disiplinës.

Në reagimin e saj, shkolla thekson se dënon çdo formë dhune dhe mbetet e angazhuar për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për komunitetin shkollor.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033