Pas pezullimit nga SPAK, Policia e Tiranës me nëndrejtor të komanduar

Besmir Dervishi është komanduar në detyrën e nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, pas pezullimit të Erion Ismailit me urdhër të SPAK.

Dervishi ka drejtuar më parë Komisariatin nr. 3 dhe më pas Komisariatin nr. 5, ku ka qëndruar për rreth një muaj. Më tej, ai është transferuar si shef sektori në Drejtorinë e Policisë Tiranë.

Pezullimi i Erion Ismailit u bë më 16 dhjetor të vitit të kaluar, në kuadër të operacionit të ndërmarrë nga SPAK, pas hetimeve që lidhen me Agjencinë Kombëtare të Informacionit, AKSHI.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033