Protesta zhvendoset nga Kryeministria te Kuvendi

Pas hedhjes së molotovëve dhe fishekzjarrëve në drejtim të godinës së Kryeministrisë, një pjesë e protestuesve është larguar nga zona dhe është drejtuar drejt godinës së Kuvendit.

Lëvizja është bërë pas ndërhyrjes së deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili u ka kërkuar protestuesve të largohen nga hyrja e Kryeministrisë dhe të marshojnë drejt parlamentit.

Protestuesit janë parë duke u organizuar në grup dhe duke ndjekur orientimin e Bardhit, ndërsa forcat e policisë kanë vijuar të qëndrojnë të pozicionuara përreth Kryeministrisë.

Ndërkohë, përpara godinës së Kuvendit është vendosur një kordon policor, në pritje të mbërritjes së protestuesve.

Situata vijon të monitorohet nga forcat e rendit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033