Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, në kuadër të dëgjesave publike me fermerët, është ndalur në Pogradec, ku ka garantuar se fermerët e prekur nga përmbytjet nuk do të mbeten pa mbështetje.
Gjatë fjalës së tij, ministri Salla u shpreh se ekipet e Ministrisë së Bujqësisë, në bashkëpunim me bashkitë, përfshirë edhe Bashkinë Maliq, janë në terren për të verifikuar dhe evidentuar dëmet në bujqësi, me qëllim adresimin e tyre pranë qeverisë shqiptare.
Deklarata:-Ne jemi duke verifikuar në terren së bashku me ekipet tona të ministrisë së bujqësisë edhe me bashkitë,edhe bashkinë e Maliqit në fazën e çdo eveidentimit të dëmi të bujqësisë në mënyrë që ta adresojmë pranë qeverisë shqipëtare.
Siç ju e keni parë takim të cilin e kryesoi kryeminiatri i cili vendosi një paketë financiare për të gjitha dëmet e shkaktuara nga përmbytjet që kanë ndodhur pak ditë më parë.
Ne kwmi qënë në terren me emergjencat civile,bashkitë dhe ministritë përkatëse për të ndihmuar qytwtarët në mëmyrë që asnjë nga të prekurit mos mbeten vetëm.
Ne do të jemi ai ministri bujëqsie në proçes të plotë për të gjithë evidentimin jo vetëm nga ana jonë por edhe bashkitë që po bëjnë një punë më së miri për të na i adtesuar për të ditur edhe ne për dëmet dhe se si do proçedohet për ti mbështetur por edhw për të vazhduar një bujqësi më të shëndetshme duke investuar ndaj bashkive në argjinatura,kanale etj.
Do ketë dëmshpërblime.
Për herë të parë po e bëjmë një dëgjesë publike me fermerët,ne jemi para skemës kombëtare ku duhwt që të përafrojmë,ato janë buxheti i tyre,janë paratë që janë akorduar ndaj qeverisë shqipëtare për fermerët në ministrinë e bujqësisë siç është skema e çdo viti.
Ne kemi një paket prej 52 milion eurosh të cilat janë për fermwrët.
Ne po i dëgjojmë,si janë,çfarë duan,kushtet,problemet,shqetësimet,sugjerimet e tyre për ti përafruar ndaj legjislacionit që është në BE që ne duhet të akreditohemi dhe meremi në çdo bazë ligjore të saj në mënyrë që ta përshtasim me kërkesat e fermerve.
Nesër do jem në Korçë nëse fermerët do mund të më dëgjojnë unë jam pranë tyre për ti takuar,shpjeguar edhe për të mos i lënë vetëm.