Pas një viti në arrati, kapet 28-vjeçari nga Bulqiza që dhunoi 51-vjeçarin dhe i mori makinën

Një 28-vjeçar nga Bulqiza është arrestuar pas një viti në kërkim, i dyshuar për dhunë fizike, vjedhje dhe dëmtim prone ndaj një 51-vjeçari.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në muajin shkurt 2025, pranë rrethrrotullimit të fshatit Fshat, ku i riu dyshohet se ka goditur fizikisht shtetasin I.A., 51 vjeç, dhe më pas i ka marrë automjetin. Mjeti rezulton të jetë dëmtuar pas ngjarjes.

28-vjeçari, me inicialet D.T., ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe veprimeve për lokalizimin e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë arritën ta kapnin dhe ta ndalonin.

Ndaj tij, Gjykata e Dibrës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për vijimin e veprimeve ligjore.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033