Pas mbylljes së fjalimeve, protesta përshkallëzohet: molotovë dhe fishekzjarre drejt Kryeministrisë

Menjëherë pas përfundimit të fjalimeve në protestën kombëtare të Partisë Demokratike, e zhvilluar para godinës së Kryeministrisë, situata në terren u tensionua me përplasje mes një grupi protestuesish dhe forcave të rendit.

Sipas asaj që u pa në vendngjarje, disa protestues hodhën molotovë dhe fishekzjarre në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Në përgjigje, policia përdori ujë me presion për të shpërndarë turmën.

Përplasjet u shoqëruan me zhurma të forta, tym dhe lëvizje të shpejta të protestuesve në zonën përballë godinës qeveritare. Në disa momente, protestues të veçuar tërhoqën dhe rrëzuan kangjellat metalike të vendosura nga policia për të rrethuar perimetrin e sigurisë.

Deri në këto momente, nuk është raportuar përdorim i gazit lotsjellës nga ana e policisë, ndryshe nga protesta e mëparshme e zhvilluar nga Partia Demokratike.

Situata mbetet nën monitorim nga forcat e rendit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033