Pas dy ditësh bllokimi, Qafë-Thanë rihapet për qarkullimin ndërkufitar

Pika kufitare e Qafë Thanë është rikthyer në funksion pas dy ditësh bllokimi, të shkaktuar nga përmbysja e një autoboti me gaz në aksin Strugë–Qafë Thanë.

Bllokimi kishte nisur më 30 dhjetor 2025 dhe kishte ndërprerë përkohësisht një nga lidhjet kryesore rrugore mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Pas përpjekjeve të autoriteteve, autoboti u largua nga rruga pasditen e sotme, duke lejuar rihapjen e plotë të aksit.

Autoritetet kufitare bëjnë me dije se lëvizja e mjeteve dhe e shtetasve po kryhet normalisht në të dy drejtimet, ndërsa procedurat e kontrollit kufitar po zhvillohen pa vonesa.

Gjatë periudhës së ndërprerjes, qarkullimi u orientua drejt pikave alternative të Tushemishtit dhe Goricës. Me rihapjen e Qafë Thanës, fluksi ndërkufitar pritet të normalizohet gradualisht.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033