Pas arratisjes së të paraburgosurit, transferohen persona me rrezikshmëri të lartë drejt Burgut të Fierit

Pas arratisjes së Altin Ndocit mesditën e djeshme, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë masa të menjëhershme, duke nisur transferimin e disa të paraburgosurve dhe të dënuarve që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë drejt Burgut të Fierit.

Sipas burimeve zyrtare, vendimi është marrë për arsye sigurie, pasi Burgu i Durrësit nuk klasifikohet si institucion i sigurisë së lartë. Në këtë kuadër, është vlerësuar e arsyeshme që personat me profil të shtuar rrezikshmërie të mos qëndrojnë më në këtë institucion.

Autoritetet sqarojnë se transferimet kanë të bëjnë ekskluzivisht me persona të cilësuar me rrezikshmëri të lartë dhe nuk përfshijnë zyrtarë apo individë të arrestuar apo të dënuar për vepra penale që lidhen me korrupsionin ose shpërdorimin e detyrës.

Masat e marra synojnë forcimin e sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe parandalimin e ngjarjeve të ngjashme në të ardhmen.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033