Pas 11 ditësh bllokim, është rihapur për qarkullimin e mjeteve aksi

Librazhd-Përrenjas, duke rikthyer lëvizjen drejt zonës së Jug-Lindjes së vendit.

Rruga u hap mesditën e kësaj të marte, ndërsa më herët njoftimin zyrtar e dha Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili bëri të ditur se në këtë segment do të lejohen të qarkullojnë edhe mjetet e tonazhit të rëndë, duke respektuar kufizimet e ngarkesës sipas standardeve të sigurisë.

Bllokimi 11-ditor kishte krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve dhe transportin e mallrave, duke detyruar drejtuesit të përdorin rrugë alternative.

Një prej drejtuesve të mjeteve, i cili kaloi në aks pas rihapjes, u shpreh i pakënaqur për mënyrën e menaxhimit të situatës nga institucionet përgjegjëse. Ai tha se mungesa e informacionit dhe vonesat në ndërhyrje kanë sjellë kosto shtesë dhe vështirësi për qytetarët dhe bizneset.

Ndërkohë, autoritetet bëjnë apel për kujdes në qarkullim dhe respektim të sinjalistikës, teksa monitorimi i aksit do të vijojë për të garantuar sigurinë e përdoruesve të rrugës.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033