Partizani përmbys Flamurtarin në Vlorë, Sidibe dopietë dhe Qirko hero me penallti të pritur

Partizani mori një fitore të rëndësishme në transfertën e Vlorës, duke mposhtur Flamurtarin me rezultatin 1-2 pas një përmbysjeje në pjesën e dytë.

Skuadra vendase kaloi e para në avantazh në minutën e tetë, kur Maksuti realizoi një gol të bukur nga distanca. Megjithatë, të kuqtë reaguan para pushimit, kur Sidibe fitoi një penallti dhe e shndërroi vetë në gol, duke barazuar rezultatin në fundin e pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë, përmbysja erdhi sërish nga Sidibe, i cili përfitoi nga një gabim i Veigës për të shënuar golin e dytë për Partizanin.

Flamurtari pati mundësinë e artë për të barazuar, pasi gjyqtari akordoi një tjetër penallti me ndihmën e VAR-it. Herald Marku mori përsipër goditjen, por portieri Pano Qirko priti penalltinë, duke ruajtur avantazhin e skuadrës së tij.

Me këtë fitore, Partizani barazon Dinamon në vendin e katërt të renditjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033