Moti për sot, më 2 shkurt 2025, parashikohet të jetë i ftohtë dhe me temperatura të ulëta si pasojë e masave ajrore që vijnë nga verilindja.
Vlera barike do të pësojnë rënie, duke sjellë një atmosferë të kthjellët, por të ftohtë për të gjithë territorin shqiptar.
Në orët e pasdites dhe më tej, pritet që vranësirat të shtohen në të gjithë vendin. Kjo do të shoqërohet me reshje të dobëta shiu përgjatë bregdetit dhe në zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore, sidomos në lindje, do të ketë reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të mëtejshme, si në mëngjes, ashtu edhe në mesditë. Vlerat ditore të temperaturave do të variojnë nga 0°C, që është temperatura më e ulët e parashikuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 14°C, vlera maksimale e pritur në Durrës.
Era do të jetë e fortë dhe do të fryjë nga drejtimi juglindor. Shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 50 km/h, duke krijuar dallgëzim 3 ballë në brigjet detare. Kjo do të sjellë kushte të pasigurta për aktivitetet detare.