Ditën e sotme, 13 prill 2025, orët e paradites do të karakterizohen nga mot i kthjellët dhe vranësira të lehta përgjatë ultësirës perëndimore të Shqipërisë.
Ndërsa në zonat malore të shtrirë përgjatë lindjes, do të ketë kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta. Kjo situatë do të vazhdojë deri në orët e pasdites, kur pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike në të gjithë territorin shqiptar.
Pasditja dhe mbrëmja do të sjellin mot të kthjellët dhe të ngrohtë, duke favorizuar kushte më të mira atmosferike për aktivitete jashtë. Temperaturat e ajrit do të shënojnë një rritje të dukshme, duke arritur vlera që variojnë nga 4°C në qytetin e Peshkopisë deri në 24°C në qarkun e Vlorës dhe të Fierit, ku pritet të regjistrohet temperatura maksimale e ditës.
Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por pritet të forcohet pasdite, duke arritur shpejtësinë e 45 km/h nga drejtimi Jugor. Kjo do të shkaktojë dallgëzim të forcës 3 ballë në brigjet detare, duke krijuar kushte të vështira për navigimin e mjetet e vogla detare.