Paralizohen rrugët në Greqi: Kakavijë–Janinë bllokohet sot, lejohen vetëm emergjencat

Protestat e fermerëve grekë vijojnë të shkaktojnë kaos në qarkullim. Sot, nga ora 19:00 deri në 22:00 (ora greke), aksi Kakavijë–Janinë do të jetë plotësisht i bllokuar në zonën e Kallpaqit, si pjesë e bllokadave të vendosura nga fermerët.

Autoritetet kufitare greke bëjnë të ditur se në këtë interval do të lejohen të kalojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë u bën thirrje qytetarëve që të planifikojnë udhëtimet në orare të tjera për të shmangur vonesat dhe bllokimet.

Greqia prej ditësh është përfshirë në protesta masive të fermerëve, të cilët kanë bllokuar akse kombëtare pas pakënaqësive për vonesat në dhënien e subvencioneve të BE-së. Ata paralajmërojnë se do të vazhdojnë dhe do t’i ashpërsojnë protestat nëse nuk marrin përgjigje nga qeveria.

Ndaj Postimin: