Papa Leoni feston 70 vjetorin në një moment udhëkryqi për botën mes trazirave të luftrave, e cila ka nevojë për një momentum të ri historik, madje edhe brenda Evropës, e cila ka humbur çdo kredo politike dhe sheh tek selia e shenjtë influencuesin e vetëm evropian në botë.
Leoni është i njohur për energjinë dhe karizmën e tij dhe përpjekjet për të vendosur balancën në botë pas konflikteve në zona të ndryshme. Ai është papa më i ri që e arrin këtë moshë në nisje të misionit të tij si Papë, që prej Papa Gjon Palit në vitin 1990. Sot ai shihet si një burim energjie dhe me vendosmërinë e tij po e drejton selinë e shenjtë me efikasitet.
Përtej çdo përpjekje neutrale për të zgjidhur konfliktet në botë, ai mbetet një zë i fuqishëm brenda në Vatikan për një botë pa luftra dhe një urdhër vendimtar në arenën ndërkombëtare. Përtej çdo përpjekje neutrale për të zgjidhur konfliktet në botë, ai mbetet një zë i fuqishëm brenda në Vatikan për një botë pa luftra dhe një urdhër vendimtar në glob për të zgjidhur konfliktet kudo në Ukrainë, në Lindjen e Mesme, Nepal, Amerikën e Jugut apo edhe në Afrikë.
Gjithashtu roli i Papës si shpresëdhënës në botë, për një të ardhme premtuese duket se mbetet vendimtar, në një kohë kur interesat politike vendosin rendet botërore dhe e ardhmja e individëve dhe shteteve si Palestina vendosen nga zërat demonikë që fryjnë kudo në Lindje dhe që fatkeqsisht vijnë e serviren si version mbijetese edhe tek të varfrit.
Që nga 8 maji dita e tij e parë si papë, ai ka një vizion të qartë të vazhdojë të edukojë edhe pse në një mjedis ku mbizotëron pesimizmi dhe nevoja për ndryshim shihet më shumë se kurrë.
Sa i takon Palestinës, e drejta ndërkombëtare do të jetë një indicie brenda papatit, jo sepse myslimanët e lindjes na qenkan më pak të privilegjuar se ata të Ballkanit, të cilët ashtu si ortodoksët dhe katolikët, kërkojnë të futen lakuriqë në Evropë, duke harruar turqizmat e gjergjizmat, duke harruar madje edhe rolin e tyre që nga luftrat botërore e deri më sot. Pra Leoni i di këto dhe ai mbase e sheh veten jo në brendësi që pas takimit me Herzogun, por diçka duhet të ndodhë.
Një fije shprese duhet të ekzistojë për botën, dhe mbase kjo nis nga Vatikani dhe Roma, ku nuk është lejuar që pavarësisht zgjedhjeve personale, të mos nëpërkëmbet dinjiteti dhe roli i askujt, dhe që të gjithat shtresat të jenë të përfaqësuara në shoqëri.
Fëmijët e përshëndetën Papën për ditëlindje, me urimet nga spitali “Bambino Gesu” me mesazhe të qarta për paqen. Apollon i uron ditëlindjen Papës dhe shpreson që roli i tij të mbetet vendimtar për të ardhmen e njerëzimit, si një balancues edhe në kohët më të errëta.