Panariti: viroza në qarkullim është gripi më i rrezikshëm i këtij shekulli

Ish-ministri dhe politikani Edmond Panariti ka deklaruar se viroza që po qarkullon në vend gjatë ditëve të fundit nuk është grip i zakonshëm stinor, por forma më e rrezikshme e gripit e këtij shekulli.

Në një reagim publik, Panariti shprehet se bëhet fjalë për një mutacion super agresiv të virusit të gripit H3N2, i cili sipas tij përfaqëson një rrezik serioz për shëndetin publik.

Ai thekson se ky virus prek në mënyrë më të rëndë të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe pacientët që trajtohen me kimioterapi apo rreze.

Panariti kritikon institucionet shëndetësore për mungesë reagimi dhe masash parandaluese, duke theksuar se nuk ka udhëzime dhe masa të posaçme për shkollat, kopshtet dhe spitalet, ndërkohë që situata, sipas tij, po përkeqësohet

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033