Nga: Ndriçim Gjoshi
Këto pamje të trishta i përkasin ditës së sotme në qendrën administrative të Poshnjes bashkia Dimal ku një kafshë e braktisur, në gjendje të rëndë shëndetësore, ndodhet mu në hyrje të institucionit, aty ku çdo ditë hyjnë e dalin punonjës të administratës.
Qeni, i dobësuar dhe pa asnjë ndihmë, qëndron i shtrirë në trotuar, ndërsa asnjë reagim nuk vjen nga autoritetet lokale. Indiferenca ndaj këtij rasti tronditës ngre pikëpyetje serioze për ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë sociale të institucioneve publike.
Organizatat për mbrojtjen e kafshëve, por edhe institucionet ligjzbatuese duhet të marrin masa urgjente për trajtimin e kësaj kafshe, por edhe për të parandaluar raste të tjera të ngjashme. Kafshët endacake janë pjesë e realitetit tonë, dhe mbrojtja e tyre është një detyrë njerëzore e ligjore.
Ky rast është një thirrje publike për ndërgjegjësim: një shoqëri që injoron dhimbjen dhe vuajtjen e një kafshe të pambrojtur, rrezikon të humbasë edhe ndjeshmërinë ndaj njerëzores.