Një episod i tensionuar gjatë protestës së opozitës ka përfunduar me dërgimin në spital të deputetit demokrat Bledion Nallbati.
Pamjet e shpërndara nga Partia Demokratike tregojnë një moment përplasjeje mes deputetit dhe forcave të policisë. Në video shihet ndërhyrja e efektivëve dhe përdorimi i sprajit ndaj Nallbatit, ndërsa PD pretendon se deputeti është goditur gjatë këtij momenti.
Pas incidentit, Nallbati është transportuar drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore apo një reagim nga Policia e Shtetit për ngjarjen.
Ngjarja shton tensionin pas zhvillimeve të dhunshme të regjistruara gjatë protestës së sotme.