Operacioni “Skema” në Tiranë, zbardhet mashtrim 40 mijë euro dhe kultivim droge në banesë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Skema”, duke zbardhur një rast mashtrimi me vlerë 40 mijë euro, si dhe një aktivitet të paligjshëm të kultivimit të lëndëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Sipas Policisë, pesë shtetas, të cilët janë prezantuar përmes komunikimeve në një aplikacion si persona të njohur të viktimës, i kanë marrë një 55-vjeçari shumën prej 40 mijë eurosh në zonën e rrethrrotullimit të Rinasit. Pas marrjes së parave, autorët janë larguar me një automjet tip “Audi Q5”.

Si rezultat i hetimeve, janë arrestuar shtetasit K. T., 36 vjeç, dhe I. Gj., 24 vjeç, banues në Divjakë, si dhe A. L., 39 vjeç, dhe E. Rr., 38 vjeç, banues në Kavajë, ky i fundit për veprën penale të moskallëzimit të krimit.

Policia ka shpallur në kërkim shtetasit E. B., 34 vjeç, dhe L. M., 35 vjeç.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. L., ku u gjet edhe E. Rr., shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, të pajisur me llamba dhe ventilatorë elektrikë.

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar dhjetëra bimë Cannabis, sasi kokaine dhe cannabisi, pajisje për kultivim në ambiente të mbyllura, katër telefona celularë, si dhe automjeti “Audi Q5” i përdorur nga autorët.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033