Operacioni i SPAK dhe ndërhyrja ndërkombëtare, grupi kriminal i drogës para gjykatës.

Një operacion i koordinuar mes SPAK-ut, autoriteteve spanjolle, policisë shqiptare dhe agjencive të tjera ndërkombëtare ka çuar në goditjen e një grupi të fuqishëm të trafikut të drogës në Shqipëri.

Operacioni, i cili u zhvillua mbrëmjen e së premtes, rezultoi në arrestimin e 10 personave, tre prej të cilëve shtetas të huaj. Ata janë sjellë përpara Gjykatës së Posaçme të Dënimeve për Krime të Rënda, ku do të shqyrtohen masat e sigurisë.

Pjesë e operacionit ishte sekuestrimi i një laboratori të kokaine, i cili përdorte lëkurat e kriposura të bagëtive për të transportuar drogën. Autoritetet raportuan se janë sekuestruar 48 tonë lëkura të kriposura, të cilat ishin importuar në Shqipëri si pjesë e një ngarkese të mëdha. Për të nxjerrë kokainën nga lëkurët e kriposura, tre shtetas të huaj kishin udhëtuar deri në Tiranë, ku ata ishin të angazhuar në ndarjen dhe përpunimin e lëndës narkotike.

Hetimet tregojnë se të arrestuarit kishin krijuar një kompani për të importuar këto lëkura, duke i regjistruar në emër të një shtetasi që nuk ishte i përfshirë në aktivitetin kriminal. Ngarkesat e kokainës ishin shpërndarë në dy pika, njëra prej të cilave ndodhej pak kilometra larg Tiranës, duke vërtetuar nivelin e lartë të organizimit të këtij grupi kriminal.

Në operacionin e drejtuar nga SPAK, morën pjesë edhe agjenci të huaja, që kanë kontribuar në zbardhjen e këtij rrjeti ndërkombëtar. Sasia totale e kokainës ende nuk është e qartë, por hetuesit kanë zbuluar se droga ka ardhur në Shqipëri në dy ngarkesa, një në shtator dhe tjetra në nëntor të këtij viti. Përdorimi i teknologjisë moderne për ndarjen e lëndës narkotike dhe vendosja e laboratorëve të kokaine në afërsi të aeroportit dhe portit të Durrësit, tregon për një organizim të avancuar dhe përpjekjet për të mundësuar transportin e shpejtë të drogës.

SPAK vlerëson se ky grup kriminal ka përdorur teknologji të avancuar dhe ka pasur bashkëpunim të ngushtë me trafikantët e huaj për të siguruar ndarjen dhe shpërndarjen e kokainës. Ky është një tjetër sukses i rëndësishëm në luftën kundër trafikut të drogës në Shqipëri, që ka sjellë në arrestimin e disa individëve të rëndësishëm, të cilët operonin në nivel ndërkombëtar.

Në kuadër të operacionit, janë arrestuar shtetas shqiptarë dhe të huaj, të cilët do të përballen me akuza të rënda për trafik droge dhe formimin e një grupi kriminal të organizuar. Të arrestuarit shqiptarë janë: Geis Fejsullai (42 vjeç), Klajdi Birçe (40 vjeç), Artion Caushllari (37 vjeç), Endi Sejdini (25 vjeç), Aldi Zonja (37 vjeç), Ismail Abdurrahmani (51 vjeç), dhe Baki Huqi (57 vjeç). Ndërsa shtetasit e huaj të arrestuar janë Hiëlen Ledezma Narvaez (41 vjeç) nga Kolumbia, dhe Joze Ramon Zacarias Vasquez (35 vjeç) dhe Samuel Alfonso Moreno Serrano (42 vjeç) nga Venezuela.

Ky operacion është një tjetër shembull i bashkëpunimit të suksesshëm ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës, duke treguar angazhimin e institucioneve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare për të çrrënjosur këtë fenomen të dëmshëm.

Ndaj Postimin:

Postime të tjera