Operacion i gjerë në Vlorë, RENEA rrethon Ujin e Ftohtë pas 7 urdhër-arresteve të SPAK (Detaje)

Një operacion i shtrirë në disa pika të qytetit të Vlorës është zhvilluar që në orët e para të mëngjesit, me fokus zonën e Ujit të Ftohtë, ku forcat speciale kanë ngritur një perimetër të gjerë sigurie.

Në terren janë angazhuar efektivë të RENEA-s, të pozicionuar në zona të ndryshme, ndërsa operacioni lidhet me shtatë urdhër-arreste të firmosura nga Prokuroria e Posaçme. Mes personave për të cilët është lëshuar masë sigurie është edhe Flodian Plaku, i arrestuar më herët për vrasjen e Gentjan Bejtajt.

Gjatë ndërhyrjes, RENEA po kërkon Ervis Matodoshajn, ndërsa zona është mbajtur nën kontroll të rreptë. Burime nga Policia e Vlorës bëjnë të ditur se personat e dyshuar kanë qenë prej kohësh nën vëzhgim dhe ndërhyrja është realizuar për kapjen e tyre.

Në operacion marrin pjesë rreth 40 efektivë të forcave speciale dhe afro 10 mjete, mes tyre edhe automjete të blinduara. Veprimet janë mbështetur edhe nga ajri përmes një droni monitorues.

Aksionit i janë bashkuar gjithashtu Policia e Vlorës dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për rezultatet e operacionit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033