Operacion antidrogë në Lushnjë, kapet me kokainë 33-vjeçari

Një 33-vjeçar është arrestuar në Lushnjë, i dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme në fushën e narkotikëve.

Arrestimi u krye në kuadër të operacionit të koduar “Rikthimi”, të zhvilluar nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale. Aksioni erdhi pas një hetimi njëmujor, të realizuar në koordinim me Prokurorinë e Fierit, me qëllim dokumentimin e aktivitetit të dyshuar kriminal të një shtetasi të përfshirë në prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Gjatë ndërhyrjes u arrestua në flagrancë shtetasi Arnold Levendi, 33 vjeç, banues në Lushnjë.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj tij u gjet një dozë lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Ndërsa nga kontrolli në automjetin që ai drejtonte, u sekuestruan 23 gramë të së njëjtës lëndë, të cilat dyshohet se ishin siguruar me qëllim shitjen.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu automjeti dhe dy aparate celularë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për vijimin e veprimeve hetimore.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033