Një operacion antidrogë i zhvilluar në Elbasan në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës ka çuar në arrestimin e tre personave dhe sekuestrimin e rreth 45 kilogramëve kanabis.
Aksioni u realizua në zonën e Bradasheshit, ku gjatë kontrollit të automjetit të të dyshuarve u gjetën sasia e drogës, një armë luftarake me municion, një shumë parash dhe disa telefona celularë.
Gjatë operacionit është plagosur lehtë edhe një punonjës policie, i cili ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet dyshojnë se të arrestuarit janë pjesë e një grupi të përfshirë në trafik droge, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për detaje të mëtejshme mbi operacionin.