OKB dhe fuqitë botërore kundër arrestimit të Maduros, operacioni amerikan vihet në pikëpyetje

Operacioni ushtarak i Shteteve të Bashkuara në Venezuelë, që rezultoi në arrestimin e presidentit Nicolás Maduro, ka nxitur reagime të forta në arenën ndërkombëtare, me Kombe të Bashkuara që paralajmërojnë për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare.

Zyra e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut deklaroi se përdorimi i forcës ndaj një shteti sovran minon parimet themelore mbi të cilat mbështetet rendi ndërkombëtar, përfshirë respektimin e integritetit territorial dhe pavarësisë politike.

Kritikat u artikuluan edhe gjatë një mbledhjeje urgjente të Këshillit të Sigurimit, ku disa vende shprehën hapur rezervat e tyre ndaj veprimit amerikan. Franca e cilësoi kapjen e presidentit venezuelian si një shkelje të parimit të zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare.

Edhe Kina ka reaguar për të katërtën ditë radhazi, duke kundërshtuar veprimet e administratës amerikane dhe duke bërë thirrje për qetësi dhe stabilitet në rajon. Autoritetet kineze deklaruan gatishmërinë për të bashkëpunuar me vendet e Amerikës Latine për ruajtjen e paqes.

Venezuela ka pasur për vite me radhë lidhje të ngushta politike dhe ekonomike me Kinën, ndërsa zhvillimet e fundit kanë thelluar përplasjet diplomatike mes fuqive të mëdha lidhur me situatën në vend.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033