O MJERANË, KU ËSHTË GJUHA SHQIPE?!

Nga Dr. Adil Mustafa Tiranë 27-07-2025

Maqedonia e sotme nuk do të ekzistonte as gjeografikisht pa shqiptarët. Këtë e di mbarë bota. Megjithëse është një toponim kontravers, Maqedonia gjeografikisht, historikisht dhe etnikisht është dominim shqiptar. Këtë e dinë historianë vendas e të huaj, e dinë politikanë e diplomatë të niveleve më të larta evropiane, e dinë vetë sllavët – më mirë se kushdo – e sidomos vetë maqedonasit.

Se çfarë janë “maqedonasit”, le ta gjejnë vetë. Më saktë, le ta kërkojnë atë të panjohur mes Sofjes, Athinës dhe Beogradit. Është punë e tyre të gjejnë atësinë dhe mëmësinë.

Ne shqiptarët i kemi të gjitha: gjuhë unike, shtrirje etnike territoriale, histori të lashtë sa vetë Zoti.
Por sot dua të ngre një shqetësim – më saktë, një alarm kombëtar!

Nuk është çështje se kush e dominon etnikisht Maqedoninë. Le t’i lëmë pallavrat: shqiptarët janë shumicë absolute! Le të shënojnë sa të duan maqedonasi në defterët e tyre zyrtarë numra fiktivë sllavo-maqedonas.

E vërteta duhet parë në sy. Nuk mund të zhduket një etni, as me deformime censusi, as me marifete abuzive, as me asimilime e as me spastrime etnike. Këtë e kanë vërtetuar epokat historike.

Shqiptari nuk ç’bëhet, nuk zvogëlohet në numër dhe nuk i shkelet gjuha.
Kot e kanë ata që mendojnë se mund ta poshtërojnë, anashkalojnë apo deformojnë realitetin.

Po ku qëndron shqetësimi im?

Politikanët shqiptarë duhet të turpërohen!

Ata që kanë qenë e janë në qeveri, duhet të zhduken nga skena politike!

Deputetët shqiptarë duhet ta refuzojnë parlamentin!

Kryetarët e komunave shqiptare duhet urgjentisht të shpallin mosbindje civile!

Pse?
Sepse, o qyqarë, nuk jeni në gjendje të mbroni as më themeloren, më të shenjtën, më qenësoren e një kombi: GJUHËN!

O qyqarë, o argatë, o të shitur të pushtetit, o të korruptuar, o injorantë – si e lejoni të poshtërohet në këtë mënyrë populli shqiptar?!

Si more ju, politikanë pa din e iman, pranoni që në akset kryesore ku dominon në mënyrë absolute shqiptarësia, tabelat të jenë vetëm në gjuhën sllavo-maqedonase?!

Ej ju sejmenë politikë, a e kuptoni se çfarë po bëni?!
Si nuk keni marrë turpi që pranoni që autostrada Tetovë–Shkup, apo Kërçovë–Ohër, në këto troje historikisht shqiptare, etnikisht të banuara nga shqiptarë me shumicë absolute, të poshtërohet gjuha jonë në vitin 2025?!

Ku është gjuha shqipe, o të mjerë?!
Ku e gjeni ju guximin ta lini një Mickovski sot, një Cërvenkovski, Buckovski, Sheqerinska, Gruevski dje, të poshtërojë gjuhën tonë të ëmbël, të dlirë e të lashtë?

Si nuk reaguat?!
Si nuk protestuat, o të mjerë?!
Mos keni frikë nga dosjet korruptive?
Mos iu dhimbset pushteti?
Apo nuk ndiheni më shqiptarë?

Heshtni ju, por populli patriot shqiptar nuk do të heshtë!
Ai do t’ju tregojë vendin që meritoni. Do të keni llogari edhe me diasporën shqiptare, që është e irrituar dhe e alarmuar. Ata po vlojnë, dhe një ditë do të shpërthejnë!

E dini çfarë më thanë disa të rinj të shkolluar të diasporës?

“Çka po ndodh, bre doktor?!
Tabelat janë në maqedonisht, anglisht dhe frëngjisht… po SHQIPJA jonë ku është?!”

Të vish në tokën e gjyshërve dhe stërgjyshërve dhe të ta fshijnë gjuhën e nënës është kulmi i marrëzisë dhe poshtërimit!

A e dinë këta sllavo-maqedonas se ne jemi ekonomia, ne jemi fuqia dhe ne jemi ardhmëria e këtij shteti?

A e dinë këta pushtetarë maqedonas se ky “shtet” nuk ekziston as në hartën e udhëzimeve turistike?
Ku hamamin vijnë turistë në këtë vend?
Ne jemi turistët!
E gjithë diaspora vjen pranë vatrave të veta, ne mbushim arkat e shtetit me para dhe mbajmë familjet tona që ky pushtet i neglizhon!

Çfarë po bëjnë politikanët e pushtetarët shqiptarë? – pyesin të rinjtë e diasporës.

Si pranoni që në tabelat e autostradave të mos jetë GJUHA SHQIPE?!

A e dini ju se kjo është TRADHTI?!
Po, është TRADHTI!
Të poshtërosh gjuhën e një kombi të lashtë është më shumë se një krim – është tradhti kombëtare!

Ne nuk do të heshtim!
Ne guxojmë!
Shumë shpejt do të dëgjoni dhe shikoni çfarë mund të ndodhë!

Me këtë klasë politike nuk ka më çfarë pritet.
Ata janë kthyer në satelitë të politikave mono-etnike, të një pushteti që ka vendosur të asimilojë dhe të zhdukë çdo gjurmë shqiptare.

Ndaj Postimin: